image E shau Kurtin me nënë në Kuvend, Shala: Ma dërgoni vërejtjen me postë

Politikë

E shau Kurtin me nënë në Kuvend, Shala: Ma dërgoni vërejtjen me postë

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës së sotme plenare nisi raportimin para deputetëve të Kuvendit për takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mbajtur më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, raporton Gazeta Sinjali.

E gjatë seancës pati replika e kundërreplika lidhur me procesin e dialogut.

Në një moment dikush u dëgjua duke sharë me nënë Kurtin.

Deputeti që përdori fjalorin vulgar doli të ishte Kujtim Shala nga radhët e LDK-së.

“Phu t’q*fsha tradhtarin e nanës” u dëgjua duke thënë ai, pasi kryetari i PDK-së përfundoi fjalën e tij në foltore.

Pas rikthimit në seancë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ia ka tërhequr vërejtjen deputetit Shala për gjuhën e përdorur, teksa iu është kundërpërgjigur shpejt Konjufcës.

“Ma dërgoni vërejtjen me postë”, u shpreh ai.

/GazetaSinjali/