image E rrahu gruan pasi ia fshiu një numër të telefonit, Gjykata në Prizren merr vendim ndaj tij

Drejtësi

E rrahu gruan pasi ia fshiu një numër të telefonit, Gjykata në Prizren merr vendim ndaj tij

news image

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarit T.N., për shkak se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, me datë 7 janar të këtij viti, i pandehuri në shtëpinë e tij me dashje ka kryer dhunë ose keqtrajtim fizik ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu, bëhet e ditur se deri te dhuna ka ardhur pasi që i pandehuri kishte kërkuar të dijë nga bashkëshortja e tij arsyen pse ia kishte fshirë një numër të telefonit në telefonin e tij personal.

“Në shtëpinë e tij familjare, me dashje  kryen dhunë ose keqtrajtim fizik me qëllim të cenimit të dinjitetit të dëmtuarës brenda një marrëdhënie familjare – bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshjeve të njëpasnjëshme bashkëshortore lidhur me xhelozinë që e ka i pandehuri ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, pasi që i pandehuri T.N., kthehet në shtëpi kërkon nga bashkëshortja e tij të dijë arsyen  pse ia kishte fshirë një numër të telefonit në telefonin e tij personal, edhe pse e dëmtuara është arsyetuar se nuk ia ka prekur telefonin, i pandehuri tenton ta sulmoj fizikisht të dëmtuarën, dhe e njëjta nga frika se do të ndodh një e keqe, mbyllet në dhomë, e raporton rastin në Polici, qëndron në dhomë deri sa në vendngjarje paraqiten zyrtarët policorë, me të cilat veprime i pandehuri T.N., tek e dëmtuara ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe shqetësimit të madh”, thuhet ndër të tjera në telefon.

Andaj, Gjykata ka dënuar të pandehurin me shtatë muaj burgim dhe gjobë prej 100 eurosh.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./Gazeta Sinjali/