image I lëndoi dorën gruas duke e rrahur, një muaj paraburgim për burrin nga Gjilani

Drejtësi

I lëndoi dorën gruas duke e rrahur, një muaj paraburgim për burrin nga Gjilani

news image

Gjykata Themelore në Gjilan, sot ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, të pandehurit Sh.S.

Dyshimet ndaj të pandehurit Sh.S., janë se me datë 26.07.2020, në ora 23:00, në shtëpinë e përbashkët, i pandehuri me dashje ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Sh.S., ka kanosur me fjalë të ndryshme, gjithashtu ushtron edhe dhunë, ashtu që e kap për kyçi të dorës, duke i shkaktuar edhe lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunë në familje” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale dhe për të parandaluar ndikimin tek e dëmtuara apo përsëritja e veprës penale’, thuhet në njoftimin e Gjykatës./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/gjthgjilan/posts/2745373782373541?xts%5B0%5D=68.ARD02XUC1EnCxRI_BzKNFjUVbESKAtJ5oRlZBfZnNNQAt_La4jNlT0NlcdJuUIRC3fVMXNyVwsL-mqFSvB4_0-L1H7dH2ZfznKsC_lCuwDu2bfBbBsf46MfBGNBBgTTBfFOJxxYpE6GcP1oM2TQML8vKV9DhpX_qW5SmrXZFo959CpUQ0_r42Q3tXZky0FM0ZSM8x9l7oh_hAH-xO9jHGmaGcBQd8ppUKj97vSe7fllxBLYxQ9PxuQYvA9sA3Se5JWF9iaUFqYijrALT4rDREO9gNKgkbfgOX9d2HeGHRYh-YzZ52JRd0YZ4C8KgUZ5MFp38khFWJJW5w0D8R6zKXm-l&tn=-R