Një grua bashkë me tre fëmijët e saj është dërguar në strehimore pasi është rrahur nga burri.
Rasti i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali.
Pas intervistimit burri është liruar nga ana e policisë.
“Ankuesja femër ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike. I dyshuari është arrestuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit ankuesja së bashku me tre fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/