Një person nga Ferizaj është ankuar dje në polici se deri sa ishte duke ecur në rrugën “Sali Çeku” të këtij qyteti, tre persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë në Ferizaj kanë bërë të ditur se viktimës i janë grabitur dy telefona celular, para dhe dokumente personale.
Gjithashtu është bërë e ditur se nga ka kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar apo të arrestuar dhe se ky rast është duke u hetuar.
Rastet e tilla nuk janë të rralla në vendin tonë dhe çdo ditë e më shumë po shënojnë rritje.