Një person është arrestuar pasi ka rrahur babain e tij, i cili edhe ka pranuar tretman mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur në Ferizaj rreth orës 22:30.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 21 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/