Nuk janë të rralla rastet kur punëtorët dërgohen më urgjencë në spital për shkak të lëndimeve që marrin në vendet e tyre të punës. E një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në fshatin Shirokë të Suharekës, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se person është dërguar atje me urgjencë pasi kishte marrë lëndime në vendin e tij të punës.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se 21-vjeçari ishte lënduar teksa po punonte në kompaninë e ndërtimit “Graniti”, pasi vinçi ia kishte zënë këmbën dhe ka pësuar lëndime serioze.
Policia është njoftuar me rastin nga QKMF në Suharekë, ndërkohë që patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes.
Lidhur me këtë rast, Sinjali mëson se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Lëndim aksidental”.