image Personi që u ther me thikë në Fushë Kosovë nuk u mbijeton plagëve, konfirmohet vdekja e tij në QKUK

Siguri

Personi që u ther me thikë në Fushë Kosovë nuk u mbijeton plagëve, konfirmohet vdekja e tij në QKUK

news image

Incidenti që ndodhi sonte në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë, fatkeqësisht përfundoi me fatalitet. Personi që u sulmua me thikë dhe pësoi lëndime të rënda u dërgua pa shenja jete në QKUK, mëson Sinjali nga burimet brenda Emergjencës.

Siç mëson Sinjali viktima nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdekja e tij tashmë është konfirmuar nga ekipi mjekësor.

Për motive akoma të panjohura, viktima është sulmuar me thikë dhe ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai u gjet i shtrirë në mes të rrugës dhe më pas u dërgua në Emergjencë. 

Ndërkohë në vendin e ngjarjës ka dalë edhe Policia dhe pritet të merren të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e rastit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/