image E rëndë: Vdes infermierja 28-vjeçare nga koronavirusi

Rajon

E rëndë: Vdes infermierja 28-vjeçare nga koronavirusi

news image

COVID-19 i ka marrë jetën një infermierie shqiptare në Maqedoninë e Veriut, shkruan Gazeta Sinjali.

Viktima është Lindita Alimi, 28-vjeçare nga Kërçova.

Lajmin e ka bërë të ditur shoqata e infermierëve të Shqipërisë, të cilët i shprehin ngushëllimet familjes së viktimës.

Postimi i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë:

“Ndërron jetë në moshë të re infermierja Lindita Alimi, 28 vjeçare nga Kërçova.

E prekur nga COVID-19 nuk mundi ta fitonte betejën me armikun vdekjeprurës.

Shoqata e Infermiereve te Shqipërisë i shpreh ngushëllime të përzemërta familjes dhe kolegëve të Linditës”. /GazetaSinjali/