image E rëndë: Sulmohet në pikë të ditës gruaja shtatzënë nga qentë endacakë në Prishtinë

Sociale

E rëndë: Sulmohet në pikë të ditës gruaja shtatzënë nga qentë endacakë në Prishtinë

news image

Qytetarët e kryeqyteti, por jo vetëm, çdo ditë përballen me qentë endacak të cilët ndër vite vazhdojnë të jenë njëri ndër problemet kryesore në përditshmërinë e tyre. Në disa raste ata arrijnë t’i shpëtojnë sulmeve të tyre, e në disa të tjera e pësojnë tejet rëndë, raporton Gazeta Sinjali.

Një sulm tejet i rëndë nga qentë endacak i ka ndodhur një gruas shtatzënë, pasi kishte vendosur që sot të vizitonte parkun e Dardanisë, por që fatmirësisht e njëjta u shpëtua nga një kalimtar rasti.

“Si shumë raste që janë bërë pothaujse të përditshme, sot në parkun e Dardanisë, në parkun e “sigurtë” ku çdo ditë është i mbushur me fëmijë, edhe unë e përjetova tmerrin me sy dhe me lëndime trupore që mund të përfundonin me fatalitet, sikurse mos të reagonte dhe të më shpëtonte nga me e keqja një qytetar rasti, të cilen e falendëroj nga zemra”.

Siç tregon ajo, sulmi ndodhi në orën 14:50, nga pesë apo gjashtë qen endacakë, ku si pasojë edhe mori ndihmën mjekësore.

“Sot, në pikë të ditës në ora 14:50, në parkun e Dardanisë, jam sulmuar nga 5-6 qen, të cilët më janë vërsulur dhe më kanë rrëzuar, ku kam marr lëndime në bark, krahë & gjunj, por fatmiresisht i shpëtova më te keqes, ëpo traumat, shqetesimet dhe frika për rrezikimin e jetës time dhe fëmijës qe po pres nuk më janë larguar derisa erdhi emergjenca, më dërguan dhe me trajtuan në QKUK”, tha ajo.

Viktima, Diellëza Rama ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës që të ndërmarr aksione urgjente dhe konkrete për zgjidhjen e këtij problemi.

Komuna e Prishtinës, Perparim Rama, Alban Zogaj & Donjeta Sahatçiu, une isha “viktima me fat” sot, por kush do te jepte llogari nese me kishte ndodhur dicka mua apo bebes time pas sulmit te tmerrshem ne mes te dites ne parkun e kryeqytetit nga qenet endacak?

Prandaj, shpresoj dhe uroj qe rasti im te jete i fundit dhe ju lus te ndermerrni aksione urgjente dhe konkrete per zgjidhjen e ketij problemi te kahmotshem ne gjithe Prishtinen, e sidomos ne lagjen tone ne Dardani”, thuhet në njoftimin e saj.

https://www.facebook.com/djellza.rama/posts/pfbid0NzLFb6qxhM2CA69myBYjq33MJXyLkF9m4gonCoLAA1ktyE2zShJpj4QFJt8BuXU6l?cft[0]=AZUvG8cQOWVp3Oj3cJNjt91Pof4oWgm-KBrWaR3QimtQ0lIMEni1wpB7GUFZQpFPpm9ounGcReLcJyS0yab2CypbAOQP5GGmK7NPbafNnLe2elqAiajYTZHYLys57T6dU_0bU3lYrrf4yaMIvz_9GFE6Ip2gPegrxrOvaUjH6HdfT6Rj4CeLF0WUj8b0yOnQmbA&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/