image E rëndë për familjen Gashi: 24-vjeçari vdes tragjikisht pasi rrëzohet nga kulmi i shtëpisë ku punonte

Siguri

E rëndë për familjen Gashi: 24-vjeçari vdes tragjikisht pasi rrëzohet nga kulmi i shtëpisë ku punonte

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Minatori” në Hajvali”, ku një 24-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht, duke rënë nga kulmi i një shtëpie, ku po punonte. Ky rast ka tronditur familjen Gashi, kur e morën lajmin për vdekjen e djalit të tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Bleron Gashi, i cili vdiq pasi u rrëzua nga kulmit dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale konfirmoi se i riu ishte pa shenja jete.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti si “Hetim i vdekjes”.

Ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

/GazetaSinjali/