image E rëndë: Nuk u mbijetoi plagëve, vdes kamionisti nga Kosova që u aksidentua në Portin e Durrësit

Siguri

E rëndë: Nuk u mbijetoi plagëve, vdes kamionisti nga Kosova që u aksidentua në Portin e Durrësit

news image

62-vjeçari nga Kosova, i cili u aksidentua mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, Nexhmi Shabani ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ishte transportuar menjëherë pas aksidentit për të marrë trajtim mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në ambientet e Portit të Durrësit. Sipas të dhënave paraprake, një kamion i drejtuar nga 49-vjeçari Nikolin Merdari, banues në Berat, ka përplasur këmbësorin Nexhmi Shabani, 62 vjeç, banues në Kosovë, i cili ishte shofer kamioni.

Rrethanat e plota të aksidentit janë ende duke u hetuar nga autoritetet shqiptare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/