Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet e tyre në podium para Kryeministrisë. Grumbullimi i protestuesve ka nisur në orarin e zakonshëm, rreth orës 19:00.
Me thirrjet “Shqipëri e Re” dhe “Edi Rama, jep dorëheqjen”, protestuesit nisën marshimin drejt Kryeministrisë.
Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar. Pavarësisht temperaturave të larta ata kanë vijuar protestën e tyre. Disa të rinj kanë zgjedhur një mënyrë ndryshe për të protestuar në ditën e 47. Të veshur me pelerinat e diplomimit ata i janë bashkuar protestës me pankarta në duar ku japin mesazhe të ndryshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!