image E rëndë: Një grua në Gjakovë tenton t’i japë fund jetës së saj duke prerë venat, dërgohet me urgjencë në spital

Siguri

E rëndë: Një grua në Gjakovë tenton t’i japë fund jetës së saj duke prerë venat, dërgohet me urgjencë në spital

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në rrugën ‘Ali Ibra’ në komunën e Gjakovës, ku një grua ka tentuar të kryejë vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë kanë bërë të ditur se 38-vjeçarja është dërguar në gjendje të rëndë atje, pasi kishte prerë venat e duarve.

Sinjali mëson se gjendja shëndetësore e 38-vjeçares është stabile dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore të cilët kanë intervistuar 38-vjeçaren, ndërsa me vendim të prokurorit është iniciuar rasti ‘Tentim vetëvrasje’.

/GazetaSinjali/