Abuzimi dhe keqtrajtimi i fëmijëve nga prindërit e tyre është një dukuri mjaft shqetësuese. Të miturit janë ata që përjetojnë më së shpeshti dhunë fizike e psikike nga nënat e baballarët, të cilët çojnë dorë mbi ta, duke i rritur me frikë e shqetësim, raporton Gazeta Sinjali.
Një ngjarje e tillë dhe mjaft e frikshme ka ndodhur së fundmi në një familje në Fushë Kosovë, ku një grua ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për S.Krapi, e cila dyshohet se i ka maltretuar fëmijët e saj, duke i sulmuar fizikisht.
Pasi Policia intervenoi në banesën e tyre, arriti t’i shpëtojë fëmijët, të cilët i gjetën me shenja dhune dhe të braktisur.
E dyshuara është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e saj lidhur me veprën me të cilën ngarkohet
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj të dyshuarës, kurse fëmijët janë dërguar te babai i tyre.