Sot rreth orës 14:44 në Komunën e Istogut një këmbësor ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë e cila është aksidentuar me një veturë tjetër.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, se nga ky aksident tre persona nga veturat e aksidentuara dhe këmbësori kishin pësuar lëndime.
Këmbësori ka ndërruar jetë dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Ndërsa, dy të lënduar janë udhëzuar në spitalin rajonal në Pejë kurse njëri në QKUK në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore dhe prokurori kurse me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për abduksion.