image E rëndë: Ky është i riu që dyshohet se bëri vetëvrasje në Pejë

Siguri

E rëndë: Ky është i riu që dyshohet se bëri vetëvrasje në Pejë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një person dyshohet se është vetvrarë sot në Pejë. Sinjali ka mësuar se viktima është Nard Shala.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi, ka thënë se policia dhe prokuroria kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Njësitë relevante policore në bazë të prokurorit kujdestar kanë dalë në vendin i ngjarjes, dyshohet për një trup të pajetë të një personi i cili me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion”, ka thënë ai për Sinjalin.

Ndërkaq zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se viktima është gjetur nga familjarët e tij.

“Rreth orës 15:55 minuta sot policia është njoftuar se në rrugën “Kuvendi i Lezhës” në Pejë është gjetur nga familjarët një person pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësite relevante gjithashtu edhe ambulanca, mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen”, tha ai për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/