image E rëndë: Gjendet pa shenja jete një 57-vjeçar në Pejë, dyshohet se kreu vetëvrasje

Sinjalizime

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një 57-vjeçar në Pejë, dyshohet se kreu vetëvrasje

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pejë, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Wesley Clark’, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se sipas informacioneve të para, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.

Sipas burimeve nga Emergjenca, ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sinjali mëson se viktima është 57-vjeçar.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/