Një rast tragjik ndodhi në Algjeri, ku si pasojë e sulmit në zemër vdiq futbollisti Sofiane Lokar.
30 vjeçari vdiq në fushë në ndeshjen Mouloudia Saida – ASM Oran.
Mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë, por nuk ia dolën.
Ndeshja u ndërpre dhe në ambientet e stadium ngjarja u përjetua rëndë sidomos nga lojtarët e tjerë.
Gjithashtu mësohet se futbollisti ishte martuar para një jave, shkruan The Sun.
Më poshtë mund t’i shihni pamjet, kujdes janë të rënda.