image E rëndë: Djali e vret me sëpatë babain e tij

Rajon

Shqipëri/ E rëndë: Djali e vret me sëpatë babain e tij

news image

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Shalë të Memaliajt në Shqipëri.

Arjan Shahaj ka vrarë me sëpatë të atin, Iljaz Shahaj për motive ende të paqarta. Menjëherë pas ngjarjes raportohet se i riu është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Sipas raportimeve në media, autori është me probleme të shëndetit mendor, ndërsa pak kohë më parë, ka tentuar të vrasë kushëririn e tij. Mësohet se policia u njoftua për krimin në familje nga kryeplaku i fshatit të Shalës.