Një 29-vjeçare është gjetur në gjendje të rëndë e shtrirë në tokë, sot në rrugën “Holger Petersen”, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se pasi viktima u gjet në rrugë, është transferuar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare për trajtim.
Burimet e Sinjalit në QKUK kanë bërë të ditur se sipas mjekut kujdestar viktima dyshohet se ka përdorur substanca narkotike ose alkool dhe për momentin është në gjumë.
Sipas mjekut, 29-vjeçarja është abuzuese e substancave narkotike dhe disa herë ka qenë e shtrirë në Emergjencë për shkak të përdorimit të narkotikëve.