image Logopedi i arrestuar pasi dyshohet që abuzoi psiqikisht me një 5-vjeçare, shihet duke i rënë fyellit - VIDEO

Shëndetësi

Logopedi i arrestuar pasi dyshohet që abuzoi psiqikisht me një 5-vjeçare, shihet duke i rënë fyellit – VIDEO

news image

Gazeta Sinjali gjatë ditës së sotme ka raportuar ekskluzivisht për Iljasa Fazliu, defektolog i Logopedisë, i cili po dyshohet për trajtim të pandërgjegjshëm, ndaj një fëmije, të cilin po e trajtonte në ordinancën private. 

Ky i fundit është arrestuar sot, pak momente pas publikimit të lajmit se dhunoi një 3-vjeçare me autizëm.

Veç kësaj, i njëjti nuk posedonte as licencë për profesionin që e ushtronte, ndërsa së fundi u emërua në krye të repartit nga Pranvera Zejnullahu – Raçi.

Së fundmi, është publikuar një video e defektologut të Logopedisë, Iljasa Fazliu, ku shihet duke i rënë fyellit.

Gjatë ditës së sotme është publikuar një audio-incizim, ku Iljasa Fazliu në cilësinë e logopedit dëgjohet duke e keqtrajtuar profesionalisht dhe duke abuzuar me një vajzë 3-vjeçare e cila ishte dërguar nga prindërit për tretman tek Fazliu.

/GazetaSinjali/