image Babai denoncon të birin në Polici: Është abuzues i narkotikëve, më kërcënoi me thikë - Sinjali

Babai denoncon të birin në Polici: Është abuzues i narkotikëve, më kërcënoi me thikë

news image

Numri i të rinjve në Kosovë që abuzojnë me substanca narkotike, çdo ditë e më shumë është në rritje. Si pasojë, prindërve kosovarë po u dalin telashe me fëmijët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ në Prishtinë, ku një burrë ka denoncuar djalin e tij në Polici.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se 25-vjeçari i dyshuar, ka kërcënuar me thikë babain e tij.

Sipas burimeve, babai ka deklaruar se i biri i tij është abuzues i substancave narkotike, për çka edhe ka qenë në trajtim të detyrueshëm psikiatrik, por i njëjti është liruar.

Viktima ka thënë se 25-vjeçari vazhdimisht ushtron dhunë psikike ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes.

Sinjali mëson se i dyshuari nuk ka qenë në gjendje të deklarohet për shkak të gjendjes së tij mendore dhe i njëjti është dërguar në Klinikën Psikiatrike.

Me rekomandim të prokurorit kujdestar, rasti iniciohet ‘Dhunë në familje’ dhe procedohet në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin