image E rëndë: 22-vjeçarja në Shtime tenton të vetëvritet, familjarët e dërgojnë në spital - Sinjali

E rëndë: 22-vjeçarja në Shtime tenton të vetëvritet, familjarët e dërgojnë në spital

news image

Një ngjarje e rëndë është raportuar mesditën e sotme në komunën e Shtimes, ku një vajzë e re ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se vajza është e moshës 22-vjeçare dhe ajo u gjet nga familjarët e saj në gjendje të rëndë, pasi kishte tentuar të vetëvritet duke konsumuar dozë të madhe të barnave.

Pasi panë rrezikun në të cilin ndodhej e reja, familjarët e saj e kanë dërguar me urgjencë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime e më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor të mëtutjeshëm.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda QKUK-së bëjnë të ditur se vajza aktualisht po vazhdon trajtimin mjekësor.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin