image E pyesin nëse po planifikon fejesë me DJ PM, kështu përgjigjet Sarah

Bota e Yjeve

E pyesin nëse po planifikon fejesë me DJ PM, kështu përgjigjet Sarah

news image

Blogerja, Sarah Berisha dhe DJ PM nisën lidhjen e tyre brenda shtëpisë së BBV, por romancën e tyre po e vazhdojnë edhe jashtë saj.

Sarah Berisha nga ndjekësit e saj në ‘Instagram’ u pyet nëse marrëdhënien e tyre po e planifikojnë ta çojnë në një tjetër nivel.

“Ke ndonjë plan për fejesë me Dj PM?”- pyeti një ndjekës Sarah Berishën gjatë një bashkëbisedimi virtual në InstaStory.

“Mos ma merrni për keq, por këto pyetjet fejesë/martesë dhe për fëmijë ju lutem mi kurseni. Sapo kemi dalë nga një format televiziv, 3 muaj kemi që njihemi me njëri-tjetrin. Çdo gjë kërkon kohën e vet”, u përgjigj ajo, duke treguar se këto nuk janë planet e saj për momentin.

Ndërsa pyetjes se, “nëse martohesh me Dj Pm, a do performojë ai në dasmën e vet apo do ia japë lekët Dj Dagz?”, ajo iu përgjigj duke qeshur: “Hahahaha do ta diskutojmë edhe këtë pjesë”.

/Gazeta Sinjali/