image Pasi zbuloi unazën, Sarah shfaqet me fustan nusërie përballë Dj Pm

Bota e Yjeve

Pasi zbuloi unazën, Sarah shfaqet me fustan nusërie përballë Dj Pm

news image

Sarah Berisha pak ditë më parë ‘’ndezi’’ rrjetin me një foto ku tregoi një unazë në gishtin e saj dhe shkruajti: SHE SAID YES

Kaq u desh dhe kudo u përhap lajmi se Dj Pm i ka propozuar blogeres.

E propozimi duket se ka ndodhur edhe me dasmë madje, por në emisionin ‘’Zemër Luana’’ dhe në kuadrin e lojës.

Këtë e zbuloi Luana Vjollca, përmes një video ku na zbulon se po bëhet finalizimi i puntatës së radhës dhe në shpejtësi shihet një pamje e Saras me fustan të bardhë afër Dj Pm.

‘’Kush e pa?’’, ka shkruar Luana dhe ne mezi po e presim ta shohim çiftin.

Kujtojmë se dy ditë më parë u përfol se pjesë e kësaj puntate do të jenë edhe Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan Sayisman.

/GazetaSinjali/