image E prekura me koronavirus në Lushnje një 60-vjeçare, e çuditshme nga u infektua

Rajon

Pandemia/ E prekura me koronavirus në Lushnje një 60-vjeçare, e çuditshme nga u infektua

news image

Rasti i ri i konfirmuar me COVID-19 në Lushnje është një 60-vjeçare nga lagja “18 Tetori”.

Nuk ka historik udhëtimi jashtë shtetit, ndërsa është transportuar mbrëmë nga Lushnja drejt Tiranes me simptoma që kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Ky është rasti i shtatë në Lushnje ndërkohë vetëm një ka gjetur vdekjen, të tjerët janë rikuperuar.

Ende nuk dihet se si është infektuar e moshuara dhe dyshimi i autoriteteve është ndonjë vizitë qa mund të jetë bërë në banesën e saj dhe nuk ja ka treguar mjekëve, prandaj rasti po hetohet edhe nga policia.