image E pranon Gërvalla, tregon se shtetet e BE-së po i diskutojnë masat ndëshkuese për Kosovën

Politikë

E pranon Gërvalla, tregon se shtetet e BE-së po i diskutojnë masat ndëshkuese për Kosovën

news image

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schwarz në një konferencë për media është pyetur lidhur me masat ndëshkuese të BE-së dhe nëse Kosova ka marrë ndonjë shkresë zyrtare lidhur me këto masa.

Gërvalla ka thënë se deri tani s’kanë marrë asnjë letër, por thotë se  ka informacione që mes shteteve anëtare të BE-së ka diskutime se cila do të duhej të ishte rruga e duhur, për masat e mundshme apo si do të dukeshin ato masa, por potencon se s’ka një qëndrim përfundimtar.

Ajo ka thënë se në momentin që do të kenë një shkresë zyrtare, do të njoftojnë publikun.

“Sa i përket masave ndëshkuese të BE-së, s’kemi marrë asnjë letër asnjë dokument. E di që ka shumë gjëra për të cilat diskutohet. Ka diskutim mes partnerëve se cila është rruga e duhur, dhe kur do të duhej të merreshin masa, dhe se si do të mund të dukeshin ato masa, apo nëse nuk do të duhej .. Nuk ka një qëndrim të të gjithë partnerëve se si do të duhej të trajtohej Kosova në këtë fazë”, ka thënë Gërvalla.

/GazetaSinjali/