image E pazakontë: Filmohen disa ujqër të bardhë në Kosovë

Kosovë

E pazakontë: Filmohen disa ujqër të bardhë në Kosovë

news image

Një fenomen i pazakontë i botës së egër në Kosovë është kapur së fundmi nga disa kamera kurth në rajonin e Gollakut.

Bëhet fjalë për pranin e ujqërve të bardhë në trojet tona, dukuri kjo goxha e pazakontë.

Në kamerat kurth të fotografit të botës së egër, Arian Mavriqi këta ujqër të bardhë u panë teksa ushqeheshin. Pranë ujqërve të bardhë u panë edhe ata të zakonshmit në Ballkan, ujqërit e hirtë.

Sipas të dhënave, ujqërit e bardhë kryesisht banojnë në viset e mbuluara me borë gjatë të gjitha stinëve.

/GazetaSinjali/