Sot i është dhënë lamtumira e fundit 9-vjeçarit nga Peja, Gent Nikqit, i cili vdiq dje në Turqi pas një sëmundjeje të rëndë të mëlçisë, për të cilin ishin mbledhur të gjitha mjetet financiare për shërim.
Gent Nikqi është varrosur sot në fshatin e tij të lindjes, në Rugovë të Pejës.
Adnan Hyseni përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për varrimin e 9-vjeçarit.
“E pata shum veshtir te flas sot kur edhe po ndahemi nga ti po ne shenj falenderimi ndaj Shqiptareve i thash pak fjal per ty engjull. LAMTUMIR GENT NIKQI ki me na mungu shum fizikisht po ne zemrat tona do jesh perjetsisht”, ka shkruar ai në Facebook.
E pata shum veshtir te flas sot kur edhe po ndahemi nga ti po ne shenj falenderimi ndaj Shqiptareve i thash pak fjal per…
Posted by Adnan Hyseni on Friday, 23 April 2021