Dy legjendat e boksit, Evander Holyfield dhe Mike Tyson pritet që të zhvillojnë një duel të fundit edhe pse dytë janë në moshën mbi 50 vjeç.
Ata kanë publikuar video duke u stërvitur dhe kanë paralajmëruar se shumë shpejtë do të jenë në ring, transmeton Gazeta Sinjali.
Holyfield në një intervistë për ‘The Sun’ ka thënë se do të dëshironte të ndeshej për herë të tretë me Mike Tyson.
‘Unë jam i hapur dhe e di se do të jem i mirë përkundër moshës 57 vjeçare. Unë mund të ndeshem me të.’
‘Por edhe Mike duhet ta dëshiroj këtë ndeshje.’
‘Nuk është ndeshje vetëm për ta mposhtur njëri-tjetrin por për të ju treguar njerëzve se ne ishim dy nga boksierët më të mirë në kohën tonë’, u shprehë ai./Gazeta Sinjali/