Një person është arrestuar në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet se përmes mesazheve e ka ofenduar verbalisht dhe i ka kërkuar sërish takim ish-gruas së tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur më 19 maj rreth orës 20:45.
“Është raportuar se një vajzë e cila ishte e martuar me të dyshuarin mashkull kosovar, pas ndarjes i dyshuari përmes mesazheve e kishte ofenduar verbalist dhe kërkuar përsëri takim. I dyshuari është arrestuar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/