image E ngacmonte djalin e tij duke i lënë mbishkrime në derë të shtëpisë, ky është prindi që u arrestua në Drenas - Sinjali

E ngacmonte djalin e tij duke i lënë mbishkrime në derë të shtëpisë, ky është prindi që u arrestua në Drenas

news image

Një person është arrestuar dje në fshatin Baicë të Drenasit, pasi që po kërkohej nga Policia për ngacmim ndaj djalit të tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se personi që ra në prangat e Policisë pasi dyshohet se nuk e linte rehat djalin e tij, është Imer Leka, 60-vjeçar.

Leka dyshohet se më 14 gusht të vitit të kaluar, kishte ngacmuar djalin e tij, duke i lënë mbishkrime  te dera e shtëpisë.

Ai ishte shpallur në kërkim policor, por që nuk është arritur që të arrestohet deri tani, për shkak se i njëjti u largua nga Kosova.

Sinjali mëson se ndonëse Policia e kishte kërkuar në shtëpinë e tij, i dyshuari nuk u gjet, pasi kishte udhëtuar për në Gjermani.

60-vjeçari e shijoi lirinë deri më dje, kur u kap nga njësitet policore dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit u ndalua për 48 orë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit është hapur rasti ‘Ngacmim’.

Në lidhje me rastin, me 18.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur kishte shqetësuar  djalin e tij viktimën mashkull kosovar duke i lënë disa mbishkrime në derën e shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin