image Iku për Gjermani pasi ngacmoi djalin e tij, Policia kap pas 10 muajsh 60-vjeçarin në Drenas

Siguri

Iku për Gjermani pasi ngacmoi djalin e tij, Policia kap pas 10 muajsh 60-vjeçarin në Drenas

news image

Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë sot një 60-vjeçar i cili kërkohej për ngacmimin e djalit të tij në Baicë të Drenasit, vitin e kaluar, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti kishte ndodhur më 14 gusht të vitit 2021, kur i dyshuari I.L. nga fshati Baicë dyshohet se kishte ngacmuar djalin, por që Policia nuk arriti t’ia vë prangat, pasi i njëjti u largua nga Kosova.

Sinjali mëson se ndonëse Policia e kishte kërkuar në shtëpinë e tij, i dyshuari nuk u gjet, pasi kishte udhëtuar për në Gjermani.

60-vjeçari e shijoi lirinë deri më sot, kur u kap nga njësitet policore dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit u ndalua për 48 orë.

/GazetaSinjali/