image “E mori me forcë, e keqtrajtoi, na e solli të vdekur", reagimi i hallës së 18-vjeçares nga Ferizaj që u dërgua pa shenja jete në spital

Siguri

“E mori me forcë, e keqtrajtoi, na e solli të vdekur”, reagimi i hallës së 18-vjeçares nga Ferizaj që u dërgua pa shenja jete në spital

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për një vajzë 18-vjeçare që u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt, nga dy persona të dyshuar, Arbër Sejdiu dhe Dardan Krivaqa.

Për vdekjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, ka reaguar edhe halla e saj N.O.

Në profilin e saj në Facebook ajo ka postuar një foto të zezë ku ka shkruar  “Pushon në paqe, zemra e hallës”.

Njëkohësisht në një koment në Facebook ajo ka shkruar se i dyshuari e mori me forcë 18-vjeçaren dhe u martua me të.

“E mori me forcë, e keqtrajtoi, na e solli të vdekur”, shkruhet ndër të tjera në Facebook.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/Gazeta Sinjali/