image E mjerueshme: Qendra historike në Prizren buzë shkatërrimit, mungojnë investimet

Sociale

E mjerueshme: Qendra historike në Prizren buzë shkatërrimit, mungojnë investimet

news image

Institucionet komunale të Prizrenit, si duket e kanë harruar qendrën historike të këtij qyteti. Ndonëse është vendi numër një më i vizituar si vend historik në Kosovë, atje këto qendra janë pothuajse në shkatërrim, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar pamje të kësaj qendre e cila ndodhet afër “Lidhjes së Prizrenit”, ku shihet pothuajse e shkatërruar.

Atje, sipas sinjalizuesit nuk është bërë investim për një kohë të gjatë.

“Kjo është gjendja e qendrës historike të qytetit të Prizrenit. Ky vend është i vizituar nga turistët mirëpo gjendja është e mjerueshme dhe po shkatërrohet dita ditës. Investimet nuk janë bërë qe një kohë të gjatë”, është shprehur sinjalizuesi.

Në vazhdim shihni disa pamje:

/GazetaSinjali/