Një e mitur në Gjakovë dyshohet se ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar tableta të llojit Maprazax, shkruan Gazeta Sinjali.
E njëjta sipas Policisë është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës për të marrë trajtim dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Patrulla policore i është përgjigjur menjëherë rastit dhe me të arritur ne emergjencë është informuar nga ana e mjekut se viktima kishte përdorur (gëlltitur) 10 tableta të llojit Maprazax dhe se gjendja e saj është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, thonë nga Policia për Sinjalin.
E mitura po vazhdon të trajtohet në spital, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.