image E mitura në Ferizaj deklaron se është dhunuar gjatë vitit të kaluar

Siguri

E mitura në Ferizaj deklaron se është dhunuar gjatë vitit të kaluar

news image

Një e mitur nga Ferizaj është dhunuar gjatë vitit 2021, nga një person që e ka njoftuar përmes rrjeteve sociale, shkruan Gazeta Sinjali.

Viktima deklaratën e ka bërë në prezencë të prindërve të saj, ku ka thënë që i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj.

Sipas Policisë, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori mirëpo deri tani nuk raportohet për të arrestuar.

/GazetaSinjali/