image E merr uji Rahovecin, shiu i sotëm u shkakton probleme qytetarëve

Kosovë

Regjioni/ E merr uji Rahovecin, shiu i sotëm u shkakton probleme qytetarëve

news image

Shiu i cili mbizotëroi gjatë gjithë ditës së sotme u ka bërë problem qytetarëve të Rahovecit.

Rrebeshi i madh ka mbuluar rrugët me ujë duke shkaktuar vërshime që më pas është dashur të intervenojë edhe ekipa emergjente.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka reaguar duke thënë se pas këtyre vërshimeve, nesër pritet të krijohet komision i veçantë për vlerësim të situatës.

“Nesër pritet të formohen komisione të veçanta të vlerësimit, pasi që dëmet më të mëdha janë në bujqësi e mbase edhe në amvisëri. Po bëjmë çka është e mundur si komunë, dhe pas vlerësimit të dëmeve, do të kërkojmë nga institucionet qendrore në Prishtinë përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Teksa, zonat më të prekura në këtë Komunë nga breshëri janë: Zaqishti, Retija, Hoça e Vogël, Brestoci, Nagaci dhe Krusha e Madhe./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/SmajlLatifi50/posts/1101188680239950?xts%5B0%5D=68.ARDwjC2RITJsOsX-O4T8ei9C3F2wbo3Ynz84K6N0HgiwBchVZW1q5bHryjr-qL-25W4trWhYd6FKvWLrduXYCyt5LxNlRa-PpKEgLqQYBjENG2TeWFPkcUu3uBhsXN6nYMHDcTbnpS4t3rvVML58PnGeTsZ1odRracVSYNinaGwXxW7jb03IWZD_qbKwfpVePM7R9y0SZylZcDOXgQwOGCrhUC9UXETW6lLB4vQBH3IogfWEEqPcQeKauLEgQ0qMUIpO2TK6AD_aMR2FgwbzduMKuL5eMA2_-tenz3QWDBH81YDxNF30H-AuM5VxKx8MWDLvKDi2ajw0U9ELVFpGSefavQ&tn=-R