image E mërkura dita më e përgjakshme në trafik gjatë dy javëve të fundit

Kosovë

Siguri/ E mërkura dita më e përgjakshme në trafik gjatë dy javëve të fundit

news image

Tre persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ka njoftuar policia e Kosovës.

Sipas raportit të policies, dje kanë ndodhur 52 aksidente, 28 prej të cilave kanë rezultuar me të lënduar.

E mërkura e 5 tetorit, shënon numrin më të madh të vdekjeve në trafik gjatë ditëve të fundit si dhe ditën  kur janë shqiptuar më së paku gjoba gjatë periudhës së fundit.

Dje janë shqiptuar vetëm 997 gjoba për kundërvajtësit ndërkohë që mesatarja ditore e shqiptimit të tiketave është rreth 1.500.

Policia njofton se gjatë 24 orëve  ka arrestuar 12 persona që kanë rënë ndesh me ligjin. Në mbajtje janë dërguar katër veta ndërsa një në vuajtje të dënimit. /Gazeta Sinjali/