image E mbyti të birin 5-vjeçar dhe ia hëngri kokën, 29-vjeçarja tregon arsyen në Gjykatë të Egjiptit

Botë

E mbyti të birin 5-vjeçar dhe ia hëngri kokën, 29-vjeçarja tregon arsyen në Gjykatë të Egjiptit

news image

Një nënë që i preu kokën me hanxhar djalit të saj 5-vjeçar dhe më pas e hëngri, është deklaruar e paaftë mendërisht nga një gjykatë në Egjipt, raporton DailyMail.

Hanaa Mohamed Hassan, 29 vjeçe po gjykohej për masakrën ndaj të birit, Youssef, por gjykatësit janë shprehur se nuk mund të vuajë dënimin. Ata kanë vendosur se djali është vrarë “nga marrëzia” dhe ajo duhet të mbyllet në një institucion psikiatrik.

Daja i Youssef gjeti disa pjesë të trupit të tij brenda një kove në shtëpisë e tyre në Faqus. Pas arrestimit,  policia deklaroi se ajo kishte ngrënë një pjesë nga koka e të birit pasi “donte që ai të qëndronte gjithmonë me të”.

Trupin e tij ajo e kishte copëtuar në banjë, më pas e kishte zierë kokën dhe pjesë të tjera e më pas i kishte ngrënë. Përpara vendimit, prokurorët debatuan nëse Hassan e kishte vrarë të birin nga frika se mund të humbiste kujdestarinë e tij që do t’i kalonte ish-bashkëshortit.

Në raportin paraprak nga psikiatria shkruhej se ajo ishte përgjegjëse për veprimet e saj të paramenduara sepse kishte marrë një shkop me dhëmbëza në majë e hanxhar dhe kishte mbyllur të gjitha dyert e dritaret në shtëpi. Më pas, e ka qëlluar të birin tre herë në kokë dhe e ka copëtuar trupin në pjesë në përpjekje për të shkatërruar provat.

Në një vlerësim më të thelluar të gjendjes së saj mendore, ekspertët psikiatrikë zbuluan se Hassan ishte “deluzive” dhe mendonte se të afërmit po i bënin magji të birit. Sipas raportit, ajo vuan nga paaftësia e gjykimit dhe nuk e kupton seriozitetin e veprimeve të saj. 29-vjeçarja e koncepton vrasjen si një gabim të thjeshtë.

Pas arrestimit, ajo i  tha policisë se vuan nga “sëmundje mendore” dhe se nuk kishte si qëllim ta vriste të birin. Ajo jetonte vetëm me të pas ndarjes nga i shoqi, i cili thotë se 29-vjeçarja e dinte mirë se ç’po bënte.

Ish-bashkëshorti, i cili identifikohet vetëm me inicialet H.A foli për mediat lokale: “Kur mbërrita, policia nuk më la të shihja djalin për shkak të skenës së tmerrshme. Ne u ndamë 4 vite më parë sepse ajo më kërkoi që të lija shtëpinë dhe të jetoja me ta në një tokë që e kishte trashëguar nga i ati.

Unë nuk pranova dhe marrëdhënia mbaroi me dëshirën e saj, u përpoqa të pajtohesha me të pas divorcit por refuzoi dhe mbajti qëndrim. Im bir ishte i vetmi që më lidhte me të, e vizitoja rregullisht dhe i dërgoja veshje dhe gjëra që i nevojiteshin. Kohët e fundit ajo po përpiqej ta largonte prej meje dhe mbillte urrejtje në zemrën e tij që ai mos të më afrohej.

Po përpiqesha të lidhesha me familjen e saj që të takoja djalin dhe të siguohesha se ishte mirë”.

Avokati i babait tha se Hassan nuk kishte asnjë shprehi në fytyrë kur i tha hetuesve: “Doja të çliroja veten dhe atë. Doja të hakmerresha ndaj babait të tij dhe të isha e lirë. Babai i tij vazhdon të vijë dhe përpiqet ta marrë me vete”.

29-vjeçarja do të mbyllet në spitalin Abbasiya të Shëndetit Mendor dhe Neurologjik në Kajro.

/GazetaSinjali/