image E lëshoi stadiumin gjatë ndeshjes, Sarri e 'godet' Ronaldon

Futboll

Serie A/ E lëshoi stadiumin gjatë ndeshjes, Sarri e ‘godet’ Ronaldon

news image

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri nuk u la pa u pyetur për largimin e parakohshëm të Cristiano Ronaldos nga stadiumi mbrëmë gjatë ndeshjes kundër Milanit.

Portugezi duket se u lëndua dhe për këtë arsye u zëvendësua nga Sarri, të cilit megjithatë nuk duket se i ka pëlqyer veprimi për ta lënë stadiumin, shkruan Gazeta Sinjali.

“Nëse ju thoni se iku përpara ndeshjes, duhet ta zgjidhë këtë gjë me shokët e ekipit dhe jo me mua! I thura elozhe djemve mes derës time dhe të tyre, nuk u futa në dhomat e zhveshjes”,u përgjigj Sarri pas ndeshjes.

Marrëdhënia ndërmjet Sarrit dhe Ronaldos duket se është krisur, pasi trajneri e zëvendësoi atë për të dytën ndeshje radhazi. Portugezi ka shprehur qartë pakënaqësitë e tij, por Sarri ka treguar se është trajneri i fortë dhe me karakter. /Gazeta Sinjali/