Një foshnje 26 ditëshe në SHBA ka vdekur pasi një qenë e ka kafshuar atë. E, për këtë vdekje, të fshonjes Julian Conne, është arrestuar nëna e tij, Jennifer Connell, për neglizhencë.
Në raportin e policisë thuhet se nëna e dinte se qeni ishte agresiv dhe nuk bëri asgjë për ta larguar kafshën nga shtëpia. Qeni ka sulmuar vogëlushin teksa ndodhej i vetëm në dhomën e gjumit.
Edhe pse nëna u drejtua me shpejtësi për tek ai për ta larguar, ishte tepër vonë pasi plagët që i ishin shkaktuar të miturit ishin të parikuperueshme. Ndërkohë raportohet se gruaja është arrestuar dhe pritet që të dalë para trupës gjykuese./ Gazeta Sinjali/