image E la kombëtaren për ta marrë drejtimin e Barcelonës, Koeman rimerr drejtimin e Holandës

Futboll

E la kombëtaren për ta marrë drejtimin e Barcelonës, Koeman rimerr drejtimin e Holandës

news image

Ronald Koeman do të rikthehet sërish në stolin e kombëtares së Holandës.

Pas lajmit se Luis van Gaal u diagnostikua me kancer, Holanda është vënë menjëherë në aksion për përzgjedhjen e trajnerit të ri, shkruan Sinjali Sport.

Kombëtarja holandeze ka vendosur që ta rikthejë holandezin Ronald Koeman në postin e trajnerit të “portokallinjve”.

Ronald Koeman ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare për t’u rikthyer si trajner i Holandës nga viti 2023.

Louis van Gaal do të drejtojë skuadrën holandeze në Kupën e Botës në Katar, por do të largohet më pas, pas zbulimit të tij se është diagnostikuar me kancer në prostatë.

/GazetaSinjaliSport/