image Van Gaal porosit Ten Hag: Mos shko në United, është ekip komercial

Futboll

Van Gaal porosit Ten Hag: Mos shko në United, është ekip komercial

news image

Louis van Gaal i ka kërkuar trajnerit të Ajax Erik ten Hag të mos bëhet trajneri i ardhshëm i Manchester United, duke sugjeruar që ai të bashkohet me “një klub futbolli, jo një klub komercial”.

Ten Hag është shfaqur si një nga kandidatët e preferuar për të marrë postin e trajnerit të skuadrës së Old Trafford këtë verë.

Por ish-trajneri i United, Van Gaal, beson se do të ishte zgjedhja e gabuar për holandezin, duke këmbëngulur se ka klube më të mira për të.

“Erik ten Hag është një trajner i madh dhe kjo është gjithmonë e mirë për Manchester United, por Manchester United është një klub komercial, që është një zgjedhje e vështirë për një trajner”, tha trajneri i Holandës Van Gaal në një konferencë për shtyp të hënën.

“Do të ishte më mirë të shkonte në një klub futbolli”, shtoi Van Gaal.

“Unë nuk do ta këshilloj atë, ai mund të më telefonojë vetë. Por ai duhet të zgjedhë një klub futbolli dhe jo një klub komercial”, ka thënë ndër të tjerash ish-menaxheri i djajve.

/GazetaSinjaliSport/