Ronald Koeman do të rikthehet sërish në stolin e kombëtares së Holandës.
Pas lajmit se Luis van Gaal u diagnostikua me kancer, Holanda është vënë menjëherë në aksion për përzgjedhjen e trajnerit të ri, shkruan Sinjali Sport.
Kombëtarja holandeze ka vendosur që ta rikthejë holandezin Ronald Koeman në postin e trajnerit të “portokallinjve”.
Ronald Koeman ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare për t’u rikthyer si trajner i Holandës nga viti 2023.
Louis van Gaal do të drejtojë skuadrën holandeze në Kupën e Botës në Katar, por do të largohet më pas, pas zbulimit të tij se është diagnostikuar me kancer në prostatë.