Manchester United ka arritur marrëveshje të plotë me Ajax për transferimin e Lisandro Martinez.
Pas një takimi të mbajtur të mërkurën mes dy palëve, është arritur më në fund marrëveshja e plotë mes klubeve, me një tarifë që mund të shkojë deri në 55 milionë euro.
24-vjeçari do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare me klubin anglez deri më 2027, thekson Fabrizio Romano.
Faktor kyç në këtë transferim ishte trajneri Erik ten Hag i cili kishte punuar disa vite me të në Ajax, përpara se t’i bashkohej Man Utd këtë verë.