Manchester United raportohet se ka arritur më në fund marrëveshje për anësorin e Ajaxit, Antony.
United e kishin bërë objektiv transferimi futbollistin brazilian këtë verë, dhe pas insistimit të vazhdueshëm, klubi holandez duket se më në fund ka pranuar ofertën nga klubit anglez.
Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, marrëveshja tashmë është arritur për shumën e 100 milionë eurove, ndërkohë që lojtari do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2027, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Antony do të jetë në Manchester javën e ardhshme, atëherë kur edhe do të prezantohet si lojtari më i ri i klubit.