Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka njoftuar se Milot Rashica do t’i mungojë sonte Kombëtares së Kosovës në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Kjo mungesë e Rashicës vjen pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e fundit të Kosovës ndaj Rumanisë.
Sulmuesi vushtrrias ishte zëvendësuar pas pjesës së parë.
“Lëndimi i pësuar në ndeshjen kundër Rumanisë ia pamundëson të luajë sonte përballë Bjellorusisë, por @milotrashica7 do të jetë në përkrahje të fuqishme të bashkëlojtarëve. Sonte bashkë jemi tifoz Dardanë!”, ka shkruar Ademi.