image E konfirmon Sveçla: Mallrat serbe nuk mund të hyjnë në Kosovë

Politikë

E konfirmon Sveçla: Mallrat serbe nuk mund të hyjnë në Kosovë

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se kamionët me targat e Serbisë deri në një vendim tjetër nuk mund të futen në Republikën e Kosovës. 

Ky vendim vjen pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë në veri të vendit, nga forcat serbe.

“Gjithë kamionat me targat e Serbisë deri në një vendim tjetër nuk do të mund të  futen në Republikën e Kosovës.”, tha ministri para gazetarëve në Bare, në vendin ku u kidnapuan tre zyrtarët policorë.

“Çfarëdo kamion me targa të tjera do të mund të futet në qoftë se nuk ka mall të Serbisë”, tha ai.

/GazetaSinjali/